Të paktën 11 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të fuqishme të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyera në verilindje të Iranit ku dy persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, njoftoi sot Gjysmëhëna e Kuqe iraniane.
Shefi i operacioneve të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe, Morteza Salimi, tha se deri tani, 11 persona kanë vdekur, tetë në provincën e Khorassanit Razavi, dy në Golestan dhe një në Khorassanin Verior.
Dy personat e zhdukur ndodheshin në një veturë që u mor nga ujërat në provincën Golestan.
Pesë provinca janë prekur nga përmbytjet dhe disa fshatra vazhdojnë të jenë të izoluara.