Aktuale

Veprimtaritë e shumta të jashtëligjshme të Burdushit mund t’i kushtojnë të paktën me 12 vjet burg

Veprimi i paparashikueshëm i Policisë dhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit, sot brenda shtëpisë së Burdushit, rezultoi me gjetjen e armëve, plumbave, parave, CD-ve, telefonave mobilë dhe vulave. Iu sekuestruan edhe tri vetura. Përveç dyshimeve fillestare se Burdushi shmanget nga tatimet e shtetit dhe mashtron njerëz, disa orë bastisje, Prokurorisë ia krijuan terrenin që ai tash të hetohet edhe për dy vepra të tjera, “armëmbajtje pa leje” dhe “ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore”.
Adresa e mijëra personave, që për zgjidhjen e problemeve të ndryshme i trokisnin në derë, Hysri Peqani apo siç njihet në popull Burdushi, po akuzohet për katër veprimtari të jashtëligjshme, të cilat sipas kodit penal të Republikës së Kosovës mund t’i kushtojnë të paktën me 12 vjet burgim.

Prokurori Petrit Kryeziu në një bisedë për Gazetën Express tha se bastisja në shtëpinë e Burdushit është bërë për shkak të dyshimeve për shmangie nga tatimi dhe mashtrim. Por gjatë gjetjes së gjësendeve të ndryshme brenda shtëpisë së tij ai po dyshohet edhe për dy vepra penale si: Armëmbajtje pa leje dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore.

“Gjatë bastisjes atij iu gjet armë dhe municion. Dyshohet edhe për dy vepra të tjera penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore’”, tha Kryeziu. Ai shtoi se Burdushit iu sekuestruan edhe tri vetura.

Pas bastisjes së shtëpisë Burdushi është vënë në prangat e Policisë dhe është ndaluar për 48 orë

Në rast se i referohemi Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimet për Burdushin mund të jenë si në vijim:

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose 5 vjet burgim.

Aktakuza sqaron se ai akuzohet se një personit ia ka marrë 2 000 euro për ta shëruar nga depresioni. /Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli