Rajon & Botë

Venezuelë, fillojnë stërvitjet ushtarake pas kërcënimeve të Trump-it

Presidenti i Venezuelës ka urdhëruar fillimin e stërvitjeve ushtarake pas kërcënimeve të Trump për okupim të mundshëm të vendit, transmeton arbresh.info.

Ndërkohë presidenti Maduro ka thënë që do të vazhdojnë bisedat me liderin amerikan, pas protestave që u mbajt një ditë më parë kundër presidentit Trump.

Presidenti i vendit u ka thënë mbështetësve të tij që duhet të përgatiten për okupim duke thënë që fjalimet e Trump do t’i shtyjnë drejt një diktati amerikan.

Ai ka thënë që qëndrimet e Trump janë të qarta dhe se ai nuk do të qëndrojë pranë Venezuelës./Arbresh.info/