Rajon & Botë

Venezuela në krizë të rëndë ekonomike, rihap kufijtë me Kolumbinë

Kufiri mes Venezuelës dhe Kolumbisë është rihapur pas gati një viti.

Mijëra njerëz filluan të kalojnë në Kolumbi në orët e para të së shtunës për t’u furnizuar me gjëra shumë të nevojshme për ta, ndaj edhe janë krijuar radhë të gjata para mëngjesit.

Venezuela po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, për shkak të mungesës së shumë mallrave. Ajo kishte mbyllur kufirin e saj me Kolumbinë, gati një vit më parë për arsye të sigurisë.

Pesë pikat kufitare do të mbeten të hapura  rreth 12 orë çdo ditë, transmeton KosovaPress.

“Unë kam pasur artrit për shtatë vjet dhe nuk kam qenë në gjendje  të gjej medikamente për gjashtë muajt e fundit,” tha  Marco Tulio Berdugo, një jetë kolumbian në Venezuelë, për gazetën El Universal.

“Unë kam ardhur me familjen time për të bërë pazar, sepse ne nuk kemi mundur të gjejmë ndonjë gjë për të ngrënë”, tha studenti i inxhinierisë Ëilmary Salcedo agjencinë e lajmeve Reuters.