Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka njoftuar se kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që me datë 3 gusht të mbahet debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.
Sipas saj, më 4 gusht do të ketë seancë të rregullt në Kuvendin e Kosovës.
“Të shohim ballafaqimin e qëndrimeve të ndryshme, të ndikojë në formësimin e qëndrimeve të deputetëve që nuk janë deklaruar ende, a janë pro a kundër. Besoj që marrëveshja për demarkacionin tashmë është e pavlefshme dhe debati do të ndikojë tek deputetët që ende nuk janë deklaruar pro apo kundër demarkacionit”.
Debati për demarkacionin do të mbahet në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës./KP