Vendlindja e Melania Trump bashkëshortes së presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, Sevnica afër Krshkos në Slloveni do të festojë sot fitoren e burrit të saj.
Në këtë qytet kafiteria “Central” ka punuar deri në orën 4 të mëngjesit ndërsa mysafirët e kësaj kafiterie kanë përcjellë publikimin e rezultateve nëpërmjet televizionit.
Para kafenesë është ngritur flamuri amerikan ndërsa ka pasur edhe muzikë me këngë kushtuar Melanie Trump.
Siç transmeton HINA, Donald Trump e ka vizituar Slloveninë së bashku me gruan e tij pasi që janë martuar dhe ka qëndruar një ditë në Sevnicë.
Donald Trump është zgjedhur president i 45-të i SHBA-ve duke fituar përballë kundërshtares së tij nga radhët e demokratëve Hillary Clinton.