Aktuale

Vendimi i OPEC-ut dëshpëron investuesit, nafta në rënie

Çmimet e naftës të enjten shënuan rënie, pas lajmit se organizata e vendeve eksportuese të naftës OPEC ka vazhduar marrëveshjen për zvogëlimin e prodhimit të naftës edhe për nëntë muaj, gjë e cila ka dëshpëruar investitorët, të cilët shpresuan për aksione të fuqishme të kartelit të naftës, transmeton Bloomberg.

Çmimi i naftës ka shënuar rënie në Nju Jork për madje 2,5 për qind, me çka janë fshirë fitimet e realizuara në fillim të javës.