Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që t’i ketë në mbikqyrje të gjithë operatorët ekonomikë.
Ministria e Ekonomisë ka obliguar inspektorët e tregut që të shqyrtojnë të gjitha ankesat e pranuara nga konsumatorët me prioritet, shkruan lajmi.net.
Shumë qytetarë të Kosovës janë ankuar se ditët e fundit ka pasur rritje të çmimeve nëpër markete në Kosovë.
Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë se të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë situatë të fatkeqësisë do të përballen me ligjin.