Ndonëse kishte deklaruar se është kundër një koalicioni me PAN-in, deputeti i AKR-së Korab Sejdiu, ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj partie, pavarësisht se Kuvendi i Përgjithshëm, sot i dha dritën jeshile kreut të partisë Behgjet Pacolli, që të veprojë jashtë koalicionit LAA.
I pyetur pas mbledhjes me anëtarët e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së se a do të jetë pjesë e kësaj partie, Sejdiu është përgjigjur pozitivisht për këtë çështje.
‘Po natyrisht. Unë në AKR jam, jam deputet i AKR’së”, tha shkurt ai.