Të mërkurën, bota u trondit nga fitorja e befasishme e Donald Trump në garën presidenciale në SHBA.
Pak pas rezultateve të zgjedhjeve, mijëra njerëz dolën nëpër rrugët e SHBA-së për të protestuar kundër Trump, në përpjekje për të shpëtuar nga presidenti i ri.
Por jo të gjithë janë dëshpëruar me fitoren e Trump. Këto janë vendet që e festuan fitoren e tij:
Rusia
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Presidenti Vladimir Putin ia dërgoi një telegram Trumpit, duke shprehur shpresën e tij për “të punuar së bashku për përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve”.
Në shtator, gjatë një konference pas lëshimit të e-maileve nga FBI, Clinton akuzoi shërbimin sekret rus për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA-së me qëllim që ta destabilizojë vendin, transmeton Gazeta Express.
Greqia
Partia djathtiste “Agimi i Artë” shpejt uruan presidentin e ri. Një zëdhënës i partisë tha në një deklaratë:
“Kjo është një fitore për forcat që kundërshtojnë globalizimin, luftojnë migrimin ilegal dhe që dëshirojnë shtete të pastra etnike, në favor të pavarësisë në ekonominë nacionale”.
Hungaria
Një tjetër grup djathtist, Jobbik, gjithashtu uroi shpejt Trumpin:
“Duke dëshmuar se të gjitha anketat ishin gabim, Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ne hungarezët respektojmë të drejtat e të tjerëve për të formuar të ardhmen e tyre dhe presim që të gjitha kombet të bëjnë kështu. Për më tepër ia urojmë presidentit të ri në emër të Lëvizjes Jobbik për një Hungari më të Mirë. Duke shprehur shpresën tonë për përmirësim të marrëdhënieve SHBA-Hungari, ne urojmë përgjegjësi dhe urtësi për Donald Trump në punën e tij si President i SHBA-ve”.
Izraeli
Donald Trump është quajtur “një mik i vërtetë” i Izraelit, dhe Benjamin Netanjahu tha:
“E uroj Donald Trump që është zgjedhur Presidenti i 45-të i SHBA-ve. Presidenti i zgjedhur Trump është një mik i vërtetë i Shtetit të Izraelit, dhe pres të punoj me të për të përmirësuar sigurinë, stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë”.
Egjipti
Presidenti Abdel Fatah al-Sisi telefonoi Trumpin për t’ia uruar personalisht fitoren, dhe tha se pret “bashkëpunim dhe koordinim” mes dy kombeve.
Siria
Sipas raporteve, rrjeti social pro-Assadist është mbushur me urime për Trump.