Kuriozitete

Vendet e mallkuara të botës

“Mendoj se të gjithëve na pëlqen të frikësohemi nga pak, apo jo?”, thotë autori dhe historiani, Robert Greville, libri i të cilit “Vendet e mallkuara”, u hedh dritë lokacioneve më të frikshme të botës, që rrëqethin lëkurën e çdokujt që vihet në kontakt me to.

Duke nisur prej rezidencave gotike te varrezat ngjethëse e krejt deri te ishujt e mbinatyrshëm, vendet paranormale gjithnjë e kanë joshur interesimin e njerëzve, madje edhe të atyre që i druajnë qëndrimit në vende të mbyllura. Libri i Grenville, i botuar kohë më parë nga shtëpia botuese “Amber Book”, i gërmon disa prej rrëfimeve më tmerruese në botë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ekziston një traditë e stërlashtë e tregimit të rrëfimeve të frikshme përreth një vatre zjarri dhe ky libër është pjesë e kësaj tradite”, thotë Grenville për CNN-in.