Rajon & Botë

Vendet anëtare bien dakord për miratimin e Marrëveshjes së Parisit për klimën

Të gjithë anëtarët e G20-ës, ekonomitë më të mëdha dhe vendet në zhvillim, pritet që t’i bashkohen planit të veprimit universal për të zbutur ndikimet e ndryshimeve klimatike, sipas një komunikate të samitit të G20-ës.

“Ne angazhohemi për të përfunduar procedurat tona përkatëse të brendshme, në mënyrë që t’i bashkohemi Marrëveshjes së Parisit sa më shpejt të jetë e mundur, pas përmbushjes së procedurave tona kombëtare”, thuhet në komunikatë.

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe presidenti kinez, Xi Jinping firmosën dje së bashku Marrëveshjen për  Klimën duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve që e kanë ratifikuar në 26.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pasi 55 vende, që përkojnë me të paktën 55 për qind të rrezatimeve serrë globale, do ta miratojnë atë.