Aktuale

Vëllezërit Geci hapin dyert për shtatë familje nga Shqipëria, do t’u japin ushqim tre herë në ditë

Familja Geci nga Llausha e Skenderajt kanë njoftuar se mund të strehojnë 7 familje nga vendet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një njoftimi në Facebook, Gani Geci në emër të familjës Geci, ka njoftuar se familja e tyre, familjeve nga Shqipëria do t’u japin ushqim tre herë në ditë nga mensa e fabrikës, fjetje dhe akomodim për aq kohë sa të kenë nevojë.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë, në emër të kompanisë “Vëllezërit Geci” në Skënderaj në kompleksin e Drejtorisë së Fabrikës sonë ne kemi mundësi ti ofrojmë strehim 7 familjeve nga vendet e goditura nga tërmeti në Shqipëri. Ne do të ju ofrojmë ushqim 3 racione në ditë nga mensa e fabrikës, fjetje dhe akomodim për aq sa kohë do të ketë nevojë për ta”, shkruhet në njoftim.

Gani Geci:

Të dashur vëllezër dhe motra të Republikës së Shqipërisë,
në emër të kompanisë “Vëllezërit Geci” në Skënderaj në kompleksin e Drejtorisë së Fabrikës sonë ne kemi mundësi ti ofrojm strehim 7 familjeve nga vendet e goditura nga termeti në Shqipëri.
Ne do të ju ofrojm ushqim 3 racione në ditë nga menza e fabrikës, fjetje dhe akomodin për aq sa kohë do të ketë nevojë për ta.

the authorGazetaKNN