Aktuale

Vëllau therë vëllaun me thikë

Të dielën ka ndodhur një incident i rëndë mes dy vëllezërve në lagjen Vizbeg të Shkupit. Njëri prej dy vëllezërve në këtë incident ka marrë tri plagë me thikë, kurse i është thyer edhe dora.Sipas versionit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje, transmeton Gazeta Express.

“Më datë 23.04.2017 ora 22 e 42 minuta, në policinë e Shkupit është denoncuar një rast nga Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori”, se në këtë spital është sjellur personi i lënduar M.C. (35) nga Vizbegu i Shkupit, me tri plagë të shkaktuara me thikë dhe me frakturë në dorë. Ai është sulmuar nga vëllau i tij, kurse sulmi ka ndodhur në shtëpinë e tyre.I lënduari është jashtë rrezikut për jetë. I lënduari është jashtë rrezikut për jetë. Po ndërmerren mas për pastrim të plotë të rastit”, njoftoi policia.