ShowBiz

“Vëllau si shkau”! Vjen reagimi i Robertit pas deklaratës së Patrisit

Patris Berisha dhe Tuna Sejdiu të shtunën ishin të ftuar në “Xing me Ermalin”.
Patrisi kishte folur për herë të parë për raportin që ka me Robertin pas deklaratave që ky i fundit kishte dhënë për Tunën, shkruan lajmi.net.

“Secili njeri e ka të drejtën dhe të shprehet për gjithçka. Ma mirë secili t’i shikon punët e veta dhe shtëpinë e vet. Unë jam shumë krenar për Tunën që ka ditë me menaxhu çdo gjë në jetë. Vëllau e ka vendin e vet, gruaja të vetin. Për mua më të rëndësishëm tani janë Tuna dhe Tiani.”, ka thënë Patrisi.

Ndër të tjera, ai me shaka kishte përmendur edhe fjalët “Vëllau është si shkau”, duke bërë bujë në medie.

I ftuar në “Rreze dielli”, Roberti ka komentuar deklaratën e Patrisit, duke thënë “Janë disa thënie të këtij lloji në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë, është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet me thënë. Mua mu duken shumë mirë aty dhe shpresoj ti shoh mirë gjithë jetës. Secili ka familjen e vet”.

Kurse, i pyetur nëse fjalët e Patrisit e kishin mërzitur atë, Roberti shtoi “Jo, unë e di të vërtetën, e di sa jemi të lidhur ne familja brenda shtëpisë së Berishajve. Ndoshta edhe unë kam bërë gabim, por unë i uroj shumë sukses, shëndet çunit të tyre dhe besoj që me këtë mbyllim të gjitha këto muhabete”. /Lajmi.net/