Oliver Ivanoviq do të varroset në Beograd, e në të ardhmen edhe të gjithë anëtarët e familjes do të jetojnë atje.
Siç ka thënë i vëllai i të ndjerit për mediat serbe, Mirosllav Ivanoviq vendimi që Oliveri të varroset në Beograd është marrë me vendim të familjes.
Sipas tij edhe familja e tij tash do të jetojë atje ku disa familjarë tjerë veç janë duke jetuar atje.
“Prindërit tanë janë varrosur në Podgoricë. Kësaj radhe pas vrasjes së Oliverit, jemi dakorduar që të vendosim që ai të varroset atje. Kemi diskutuar se si familja jonë do të jetojë në Beograd a disa jetojnë këtu dhe vendosëm që të jemi edhe afër të paktën t’ia vizitojmë varrin.
Ai sqaron se edhe Qyteti i Beogradit ka marrë përsipër që Oliveri të varroset në varrezat e qytetarëve të merituar dhe edhe kjo ka ndikuar në vendimin e familjes për varrimin e të ndjerit atje.
Oliver Ivanoviq është vrarë dje në mëngjes nga persona ende të panjohur para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës.
Policia ende nuk ka gjetur atentatorët por ka gjetur si provë një veturë të djegur të tipit Opel Astra që dyshohet se është përdorur nga atentatorët.