Aktuale

Vëllai i kryetarit të kësaj komune nuk e deklaroi pasurinë

Vëllai i kryetarit të komunës së Obiliqit, nuk e ka deklaruar pasurinë në afatin e rregullt ligjorë.Enver Gashi, vëllai i Xhafer Gashit që e drejton komunën e Obiliqit që dy mandate radhazi nuk i është nënshtruar afatit të rregullt për të deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Gashi vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe punon në Komunën e Obiliqit.Ai ishte gjithashtu kandidat për kryetar komune nga radhët e AAK-së vite më parë por nuk arriti të siguroi votat.
Afati ligjorë për deklarimin e pasurisë ishte 3 prill./GazetaBlic/