Aktuale

Vëllai i dëshmorit ia vë emrin djalit të tij Daut Haradinaj

Të gjithë e njihni Daut Haradinajn, ish-ushtarin e UÇK-së tash deputet në Kuvendin e Kosovës. Emri dhe vepra siç duket ka qenë motivuese për dikë.

Vëllai i dëshmorit Beqir Qufaj, Shqiprimi, ia ka vënë emrin djalit të tij të porsalindur Daut Haradinaj, në shenjë respekti për gjeneralin.

Dëshmori Qufaj ka qenë pjesë e Shtabit Rajonal të UÇK-së në Gllogjan, ndërsa ka ndërruar jetë më 5 qershor 1998, pasi mori plagë vdekjeprurëse gjatë luftimeve me forcat serbe. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli