Një person në Prizren ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Ai, pasi ka pësuar lëndime trupore, është trajtuar në spital, njofton Poilicia. I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën (vëllain e tij) mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në spital, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.