Aktuale

Vëllai i Donjetës së vrarë godet me shqelm dyert e Gjykatës, arrestohet menjëherë

Policia e Kosovës e ka arrestuar vëllain e Donjeta Pajazitaj, menjëherë pasi ka përfunduar seanca ku u shpall dënimi për të akuzuarin.
Vëllai i Donjetës ka përplasur me shqelm derën e gjykatores ne shenjë revolte, raporton Express.

Sipas aktgjykimit të gjykatës, nuk është arritur te dëshmohet se i akuzuari ka kryer vrasjen e Donjetës, që ka qenë edhe kushërirë e tij.

Gjykata në të njëjtin aktgjykim e ka dënuar Naser Pajazitin vetëm për dy vepra penale te armëmbajtës pa leje të dy lloje të armëve. Ai për këtë është dënuar me dënim unik 2 vite e katër muaj.

Donjeta Pajazitaj disa javë ishte shpallur e zhdukur derisa u gjet e vrarë në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.

Për vrasjen e Donjetës dhe zbardhjen e këtij rasti disa herë u organizuan protesta dhe marshe paqësore./Express