Aktuale

Veliu: LDK i njeh organet që dalin nga Kushtetuta e Kosovës

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu tha sot se në mbledhjen e kryesisë që edhe më tej është duke u mbajtur, do të diskutojnë mocionin e djeshëm dhe për hapat e mëtutjeshëm që do të marrin.

Për mospjesëmarrjen e sotme në takimin me presidentin Hashim Thaçi për të diskutuar për datën e zgjedhjeve, Veliu tha se ka ndodhur keqkuptim pasi ata i njohin të gjitha organet kushtetuese.

Sipas Veliut zërat se nuk do ta njohin presidentin Thaçi, janë individual, por jo qëndrim i organeve të LDK-së.

Veliu shtoi se Mustafa do të vazhdoj të jetë kryetar i LDK-së./KosovaPress/