Aktuale

Vehapi vizitoi ndërmarrjen “Frigostar”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar sot ndërmarrjen për prodhimin e pajisjeve ftohëse dhe klimatizimit “Frigostar”, ku u prit nga drejtori Sinan Ejupi dhe stafi i ndërmarrjes.

Sinan Ejupi, drejtor i “Frigostar”, ka falënderuar kryetarin Vehapi për vizitën dhe mbështetjen e tij në lehtësimin e të bërit biznes pasi që gjatë vitit 2017, përmes Asamblesë Komunale i janë bërë disa lehtësime në biznesin që ai drejton dhe i është mundësuar të rrisë numrin e punëtorëve, dhe tash ky biznes ka 25 punëtorë.

Kryetari Vehapi ka thënë se biznese të tilla, ndihmojnë edhe në rritjen e punësimit, duke i premtuar pronarit Ejupi se do të jetë i gatshëm në çdo kohë për të ndihmuar kompaninë e tij dhe të gjitha bizneset tjera.