Aktuale

Vehapi nis vizitë zyrtare në Kroaci

Me ftesë të ministrit të Bujqësisë së Republikës së Kroacisë, Tomislav Tolusic, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi i shoqëruar nga Avdullah Kryeziu, drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm dhe Bekim Hoxha, drejtor i Departamentit te vreshtarisë dhe verarrisë në MBPZhR, kanë nisur sot një vizitë zyrtar tri ditëshe.

Gjate kësaj vizite tri ditshe, kryetari  Vehapi do të vizitoj Komunën e Ozalje, ku do të pritet në takim nga kryetarja e kësaj komune, Gordana Lipshiniq. Në agjendën e ditë së parë të kësaj vizite është e parapare nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy nomunave, në fushën e sektorit të vreshtarisë dhe veretarise, turizmit rural, kultures,  dhe fushave tjera të ekonomisë. Po ashtu, do të realizohet vizita e njërit prej përpunuesve të verës ( OPG Verbanek-Vivodinë).

Dita e dytë e vizitës do të jetë vizita në Institutin e veretarise dhe vreshtarisë në Zagreb me drejtoreshën e Institutit, Ivana Petric. Gjatë kësaj dite do mbahet takimi me sekretarin e shtetit të Ministrisë së Bujqësisë së Kroacisë, Tugomir Majdak./KosovaPress/