Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka vizituar sot punimet në projektin për ndërtimin e serave në fshatin Krushë e Madhe, projekt ky i cili është në fazën përfundimtare dhe përmes të cilit do të përfitojnë 99 fermerë të kësaj komune.
Ai duke uruar fermerët përfitues të serave, ka lavdëruar punën që ata po bëjnë për zhvillimin e bujqësisë.
“Ju jeni meritor për zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë. Sigurisht që edhe në të ardhmen do të jeni përfitues të serave, sepse vërtet i meritoni ngase jeni njerëz shumë punëtor dhe punën të cilën ju e bëni, ju kanë lakmi e gjithë Kosova”, ka thënë kryetari Vehapi.
Fermerët Duraku dhe Gashi nga fshati Krushë e Madhe, përfitues të serave me hapësirë prej 1.5 ari, kanë thënë se si përfitues të këtyre serave kanë krijuar të ardhura financiare për familjet e tyre.
Ata u zotuan se edhe në të ardhmen do të shikojnë mundësinë që të zgjerojnë hapësirat me sera.