Një shofer ka tmerruar qytetarët e Kuçovës pasi ka lyer me benzinë furgonin e tij të bardhë dhe është mbyllur brenda tij. Ai bërtiste dhe kërkonte që askush të mos afrohej, përndryshe do i vinte flakën furgonit.
Tensioni ka vazhduar për disa minuta me radhë, ndërsa në video duken edhe disa persona që po mundohen ta bindin që ta nxjerrin jashtë si dhe një kameraman që po filmon kërcënimin e këtij personi.
“Do t’i vë flakën, hapni furgonin po nuk besuat”, ka thërritur shoferi, shprehet raportuesi.
Megjithatë, falë këmbënguljes së të pranishmeve, fatmirësisht shoferi është bindur dhe ka dalë nga makina, ndërsa zjarrfikësja ka pastruar vendin që ishte lyer me benzinë.