Ish –senatori Benjamin Gilman, republikani nga New York’u, i cili ka udhëhequr Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare gjatë viteve 90’të, ka vdekur në moshën 94 vjeçare.
Gillman ishte njëri nga të parët kongresmenë që i ka ndihmuar Kosovës duke kërkuar ndaljen e represionit serb.
Interesimi i tij për Kosovën ishte shfaqur edhe para viteve 90’të. Por, Gilaman bashkë me kongresmenin Tom Lantos në vitin 1992 kishin bërë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës me anë të një rezolute.
Po ashtu, ai edhe në vitin 1994 kishte sponsoruar një rezolutë duke i bërë thirrje Presidentit Bill Clinton që të bënte një raport për gjendjen në Kosovë duke kërkuar miratimin e rekomandimeve për mbrotjen e të drejtave të kosovarëve përfshirë mundësin e vendosjes së një protektorati ndërkombëtar për Kosovën bashkë me Kombet e Bashkuara dhe BE’në.
Gilman ishte zgjedhur në Kongres në vitin 1972 ku ka shërbyer deri në vitin 2003. Ai ka përfaqësuar Hudson Walley në veri të Neë York City.