Rajon & Botë

Vdesin shtatë persona nga përmbytjet në Luiziana

Vërshimet në shtetin amerikan Luizian ia kanë marrë jetën së paku shtatë personave.

Si pasojë e vërshimeve katastrofale, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë dy ditëve të kaluara, janë evakuuar mbi 20 mijë banorë. Prej tyre, 11 mijë janë vendosur në strehimore.

Meteorologët kanë tërhequr vërejtjen se ekziston rrezik nga përmbytjet e reja dhe se janë të rrezikuara edhe disa pjesë tjera të vendit, sepse  vala e lagështisë po lëvizë drejtë Teksasit dhe Gjirit të Meksikës.