Aktuale

Vdesin edhe katër pacientë nga koronavirusi në Kosovë

Edhe katër pacientë në Kosovë kanë humbur betejën me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, shkruan lajmi.net.

IKSHPK ka bërë të ditur se numri i viktimave në vendin tonë ka arritur në 196.

Gjatë ditës së djeshme, ky numër ishte 192.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 194 raste të reja me COVID-19.

the authorGazetaKNN