Rajon & Botë

Vdesin 9 persona gjatë festimi të Fitër Bajramit në Gana (Foto)

Nëntë persona kanë vdekur në qytetin e dytë ganez, Kumasi, pas një rrëmuje të shkaktuar nga paniku në një parti për të shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të ramazanit, raportojnë mediat lokale.

Ndërkohë, personat e lënduar janë dërguar në spitalin më të afërt, ndërsa një person tjetër është në gjendje kritike, raporton Joy FM .

Ka raportime konfliktuoze rreth rrëmujës së të mërkurës në mbrëmje.

Një dëshmitar i rastit ka thënë se ndalja e rrymës ka shkaktuar panik dhe rrëmuja ndodhi përderisa njerëzit po nguteshin të iknin nga ngjarja.

Një person tjetër ka thënë se rryma ishte ndalur në fund të festimit, por njerëzit nuk ishin në gjendje të dilnin jashtë sepse dyert e gjëndrës kulturore ishin të mbyllura.