Rajon & Botë

Vdesin 16 ushtarë amerikanë pas rrëzimit të avionit ushtarak

Së paku 16 vetë kanë vdekur dje nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Misisipi. Ende nuk janë paraqitur detaje zyrtare nga rrëzimi i këtij aeroplani.

Zëdhënësja ushtarake, Sarah Burns, ka thënë se aeroplani transportues i Marinës së Shteteve të Bashkuara, i tipit KC-130 Hercules, kishte “përjetuar aksident”.

Guvernatori i Misisipit, Phil Bryant, në rrjetin e tij social në “Facebook” ka shkruar se ky incident ishte “tragjedi”, raporton “BBC”.