Rajon & Botë

Vdes studenti amerikan i kthyer nga Koreja e Veriut

Studenti amerikan i mbajtur në robëri për më shumë se 15 muaj në Korenë e Veriut ka vdekur një javë pasi u kthye në shtëpi.

Otto Warmbier, 22 vjeç ishte dënuar nga Koreja e Veriut me 15 vjet burg nën akuzën se u përpoq të vjedhë një poster propagandistik.

Ai u kthye në SHBA të martën e kaluar, derisa Koreja e Veriut kishte deklaruar se kthimi i tij ishte bërë në baza humanitare.

Koreja e Veriut tha se ai kishte qenë në koma për një vit, por familja e tij tha se ai ishte nënshtruar “keqtrajtimit të tmerrshëm torturues”.

Një ekip mjekësh amerikanë gjithashtu kanë kundërshtuar versionin e ngjarjes të Koresë së Veriut./KosovaPress/