Aktuale

Vdes si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë e tij

Një person nga fshati Carrabreg i Epërm i Deçanit, ka vdekur si pasojë e zjarrit që kishte përfshi shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin, ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve./KosovaPress/