Ka vdekur në spitalin e Durenit në Gjermani, rapsodi i njohur nga Kosova, Agim Gashi. Gashi ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
Lajmi për vdekjen e rapsodit të njohur është bërë i ditur nga miqtë e tij në rrjetin social Facebook.
Gashi ishte njëri ndër rapsodët më të mirë kosovarë. Ai u ka kushtuar këngë shumë prej figurave më të njohura në vend.