Arsim & Kulturë

Vdes poeti popullor Vesel Bajraktaraj

Ka ndërruar jetë veprimtari i LPK-së dhe poeti popullor Vesel Bajraktaraj. Bajraktarajt, vetëm disa ditë më parë iu promovua libri ‘Rruga e përflakur’, përmes të cilit janë sjellë poezi kushtuar bashkëveprimtarëve, dëshmorëve e veteranëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e qytetit të Mitrovicës, nga ora 15:20. /KosovaPress/