Një person nga fshati Kranidell i komunës së Kamenicës ka mbetur i vdekur pasi është rrokullisur me traktor. Sipas Policisë së Kosovës, rrokullisja ka ndodhur derisa ishte duke lëvizur në një pyll.
Këtë raste, Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë, derisa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me datë 20.03.2019 në orën 16:30. Raportohet se për shkaqe të panjohura në lëvizje (pyll) është rrokullisur traktori, me ç’rast drejtuesi ka mbetur nën traktor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësiti i zjarrfikësve si dhe mjeku kujdestar i Q.K.M. familjare- Kamenicë, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ku me vendimin e tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin e Policisë. /FaktePlus