Aktuale

Vdes pacienti që po dërgohej nga Gjilani në QKUK, pasi autoambulanca u rrotullua

Si pasojë e rrokullisjes së autoambulancës, teksa po dërgohej një pacient nga Gjilani në QKUK, ka ndërruar jetë pacienti

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Rreth orës 23:00, jemi informuar nga QKUK-ja në Prishtinë se pasagjeri që ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor, nga lëndimet e marrura në aksidentin e komunikacionit kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin kemi informuar prokurorin kujdestar, i cila ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në IML për Obduksion”, tha Hashani.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

the authorGazetaKNN