Arsim & Kulturë

Vdes nobelisti i letrave italiane, antikonformisti Dario Fo

Ish-fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë, dramaturgu italian, Dario Fo vdiq sot, njofton agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

Fo vdiq në moshën 90-vjeçare.

Dramaturgu i njohur vdiq në Milano, disa ditë pasi ishte shtruar në një spital.

Pikërisht sot, Akademia e Suedisë jep çmimin Nobel për Letërsinë, ndërkohë që ka regjistruar deri tani 220 propozime, përpara se të përzgjidhte pesë prej tyre.

“Italia humbi një nga protagonistët e mëdhenj të teatrit dhe të kulturës”, deklaroi kryeministri italian, Matteo Renzi, i cituar nga agjencia italiane e lajmeve, AGI.

Dario Fo fitoi famë ndërkombëtare me ”Misteri i çuditshëm” me temë nga Mesjeta dhe më pas me veprat “Vdekja aksidentale e një anarkisti” dhe “Marijuana e nënës është më e mira”.