Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, njëri prej të plagosurve në Parkun e qytetit të Prishtinës.
Burime të KosovaPress-it kanë thënë se njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.
Incidenti ka ndodhur para një ore në Parkun e qytetit të Prishtinës, ku si pasojë e të shtënave me armë, dy persona mbetën të plagosur, ku njëri prej tyre ndërroi jetë.