Mëngjesin e sotëm një punëtor i ndërtimtarisë ka rënë nga një ndërtesë e lartë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Si pasojë e plagëve të marra i ndjeri ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për viktimën mashkull, M.B i lindur më 1973, raporton Gazeta Express.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
“Në ora 10:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë një punëtor i ndërtimtraisë ka rënë nga skelet për pasojë ka humbur jetën”, tha Krasniqi.
Shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.