Aktuale

Vdes një person në Podujevë, u sulmua nga bletët

Një person i moshës 72 vjeçare nga fshati Pakashticë e Podujevës ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit të bletëve.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, ndërsa në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Podujevë është konfirmuar vdekja e personit.

Viktima është sjellur, pa shenja jete në QKMF rreth orës 19.30 kështu ka deklaruar Dr Muhamet Hoti, mjek kujdestar në QKMF.