Aktuale

Vdes një person në një aksident trafiku në Merdare

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Merdare.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Merdare.