Një person nga Mitrovica ka vdekur të hënën, ndërkaq rrethanat e vdekjes janë ende të panjohura
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Filip Vishnjica” në veri të Mitrovicës, ndërkaq policia në raportin 24-orësh bën të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në rrethana të panjohura.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thekson raporti.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar. /Express/