Aktuale

Vdes një fëmijë në komunikacion

Nga raporti 24 orësh i policisë është bërë e ditur se dje në fshatin Brod, Shtërpcë, si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën një fëmijë në komunikacion.

“I dyshuari mashkull shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën Fiat nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës godet këmbësorin-viktimën fëmijë mashkull shqiptar, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore” njofton policia.

“Viktima është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”- thuhet më tutje në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Express