Aktuale

Vdes në palestër fitnesi

Një person ka vdekur derisa ishte duke ushtruar në palestër.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në Kaçanik ku viktima, i gjinisë mashkullore derisa ishte duke ushtruar në një palestër fitnesi përnjëherë ishte rrëzuar.

Viktima nga ana e personelit të palestrës është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Kaçanik ku i është ofruar ndihma mjekësore.

Viktima me autoambulancë është transportuar në emergjencën e Ferizajt ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për  obduksion./KosovaPress/