Ka ndërruar jetë në moshë të re një aktiviste e vetëvendosjes nga qyteti i Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet Facebook aktivistja tjetër nga Gjakova Mimoza Shala.
Sipas saj, Nita Rexha ka vdekur pas një aksidenti të rëndë.
“Pas një aksidenti të rëndë, vdiq Nita Rexha në moshën 24 vjeçare. Nita ishte edhe aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Varrimi bëhet sot në ora 17:00”, ka shkruar shkurt Shala në faqen e saj të ‘Facebook’.
Nuk dihet se kur ka ndodhur ky aksident./Indeksonline/.