ShowBiz

Vdes në moshën 21 vjeçare reperi Lil Peep

Reperi i njohur, Lil Peep ka ndërruar jetë në moshën 21 vjeçare.

Vdekja e tij ka ndodhur vetëm disa orë pasi ai ndau me adhuruesit e tij një postim në rrjetin social Instagram, transmeton arbresh.info.

“Kur të vdes, do të më duash”, ishte mbishkrimi mbi fotografinë e publikuar nga vetë reperi.

Ai kishte publikuar albumin e tij të parë në gusht të këtij viti. Reperi kishte krijuar shumë adhurues jo vetë për hir të muzikës së tij por edhe në lidhje me betejën që kishte me depresionin dhe përdorimin e drogës.

Lajmin për vdekjen e tij e tregoi menaxheri i Lil Peep, Chase Oretega./arbresh.info/