Aktuale

Vdes në Klinikën Infektive 59-vjeçari me COVID-19 nga Prizreni

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.

I ndjeri ishte duke u trajtuar prej disa ditësh në Mjekimin Intensiv të Klinikës dhe kishte sëmundje tjera shoqëruese, ka njoftuar Klinika Infektive.

Deri më tani që nga paraqitja e parë e virusit COVID-19 në Kosovë, kanë vdekur 30 persona.