Ish ndihmësi i kryenegociatorit ndërkombëtar në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka vdekur sot.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili është shprehur i pikëlluar me lajmin për vdekjen e diplomatit Albert Rohan.
“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut të Kosovës Albert Rohan, njërit nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe nga paqebërësit më të aftë në Ballkan. Do ta kujtojmë përgjithmonë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme intelektuale e diplomatike, ndërsa unë personalisht do ta kujtoj për përvojën që kam pasur rastin ta përfitoj nga ai gjatë shumë viteve të bashkëpunimit të ngushtë”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.
Ish-diplomati austriak, Albert Rohan, ka vdekur në moshën 83 vjeçare. Ai ishte i dërguar i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës dhe kishte kontribuar në krijimin e Planit të Ahtisaarit. /FaktePlus