Rajon & Botë

Vdes mbreti i Tajlandës

Pallati Mbretëror i Tajlandës ka njoftuar sot se mbreti Bhumibol, i cili është monarku që ka qëndruar më së gjati në fron, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Pallati ka thënë se mbreti ka vdekur paqësisht të enjten në spitalin e Bangkokut, transmeton Express.

“Edhe pse bordi i doktorëve e ka mbikëqyrur nga afër si dhe e ka trajtuar atë me të gjitha mundësitë, gjendja e mbretit nuk u përmirësua asnjëherë, dhe vetëm u rëndua deri të enjten”, ka thënë Pallati në një komunikatë.

Bhumibol Adulyadej u bë mbret në vitin 1946 dhe u nderua si gjysmëperëndi./Express/