Arsim & Kulturë

Vdes Leonard Cohen legjenda kanadeze e këngës

Këngëtari dhe kompozitori, Leonard Cohen vdiq dje në moshën 82-vjeçare, konfirmoi kompania muzikore “Sony Music Canada” në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se poeti legjendar, kompozitori dhe artisti, Leonard Cohen ka ndërruar jetë”, shkruhet në një postim të profilit të Leonard Cohen.

“Ne kemi humbur një nga vizionarët më të nderuar dhe më të shkëlqyer të muzikës”, thuhet në status.

“Një memorial do të zhvillohet në Los Angeles në një datë të mëvonshme. Familja kërkon privatësi në këtë kohë pikëllimi”, përfundon postimi.

Cohen ishte i njohur për kongët e tij popullore të viteve 1960 si”Suzanne”, “Bird on a Wire” dhe më vonë me hitin e tij më të shkëlqyeshëm “Hallelujah”.

Cohen ishte një nga këngëtarët dhe tekstshkruesit më me ndikim në vitet ’60, së bashku me yje të tjera si laureati i Nobelit, Bob Dylan dhe shoku i tij kanadez, Joni Mitchell.

Zëri i tij dhe tekstet poetike trajtonin dashurinë, urrejtjen, vdekjen, luftën dhe paqen, duke i dhënë atij titullin “kryeprifti i patos” dhe “kumbari i errësirës”.

Puna e tij u shtri në pesë dekada dhe ka publikuar albumin e tij të 14-të, “You Want It Darker”, që është prodhuar nga djali i tij, Adam Cohen, vetëm muajin e kaluar.